Një insult cerebrale (goditje cerebrale) ndodh kur rrjedhja e gjakut në një pjesë të trurit ndërpritet për shkak të bllokimit apo këputjes së një ene të gjakut. Nëse rrjedhja e gjakut ndërpritet për më shumë se disa sekonda, truri nuk furnizohet me lëndë ushqyese dhe oksigjen. Qelizat e trurit mund të vdesin, duke pësuar dëmtim të përhershëm.

Ka dy lloje kryesore të insultës cerebrale: goditja ishemike dhe goditja hemorragjike cerebrale.

SIMPTOMAT

  • Marrje mendsh (marramendje).
  • Dhimbje koke e papritur.
  • Dhimbje koke kur shtrihemi.
  • Dobësi e muskujve të fytyrës, të gjymtyrëve të sipërme (të dorës) dhe të gjymtyrëve të poshtme ( të këmbës) zakonisht nga njëra anë (krah).
  • Vështirësi në të folur apo në të kuptuarit njerëzit e tjerë kur flasin.
  • Vështirësi në gëlltitje.
  • Ndjenja e të mbyturit.
  • Vështirësi në ecje.
  • Marrje mendsh dhe vertigo ( marrje mendsh si pasojë e veshit të brendshëm)
  • Rrjedhje e pavullnetshme e urinës dhe të jashtëqitjes (humbja e kontrollit të fshikëzës dhe të zorrës së trashë)
  • Humbja e ndjesive nga pesë shqisat: të shikimit, dëgjimit, shijimit, nuhatjes, prekjes.
  • Pa qëndrueshmëri dhe çrregullime të ekuilibrit (ataksi)
  • Depresioni
  • Mpirje
  • Shikim të dyzuar ose të turbullt
  • Çrregullim të ndërgjegjes
  • Humbja e kujtesës
  • Konfuzion
  • Mpirje në këmbë (gjymtyrëve të poshtme)
  • Mpirje të gjymtyrëve të sipërme
  • Mpirje në duar dhe këmbë (majtas ose djathtas)

Hemiplegia (paraliza e gjysmës trupit), djathtas ose majtas kërkon ndërhyrje fizioterapike që nga java e parë.

Qëllimi i trajtimit është rimëkëmbja funksionale sa më e shpejtë dhe më e plotë  të jetë e mundur e pacientit.

Metoda terapeutike që do të përdoret është e ndryshme dhe përshtatet sipas mundësisë së pacientit, gjendjes dhe kushtet që mbizotërojnë çdo herë. Simptomat klinike në situata të ndryshme mund të ketë ndryshim shumë të madh nga njëri pacient në tjetrin, kështu që dhe personalizimi i formës së mjekimit është çështje thelbësore.