Si osteoartrit i gjurit quhet konsumi i kërceve, të meniskut, të ligamenteve dhe eshtrave të gjurit. Osteoartriti është një dukuri normale biologjike që manifestohet (shfaqet) me kalimin e moshës, rreth 60-65 vjeç, por rëndohet nga lodhja e tepërt, nga obeziteti dhe predispozita trashëgimore. Dëmtimet e meniskëve nga konsumi i kohës apo nga dëmtimet e vogla të përditshme quhet degradim i meniskëve ose çarje e degraduar e meniskëve, e cila çon më pas në përkeqësimin e kërceve dhe konsumit të kockave.

Simptomat e osteoartritit të gjurit janë dhimbjet para kupës së gjurit, dhimbjet në pjesën e brendshme të hapësirës artikulare, dhimbjet në pjesën e pasme të zgavrës patelare (të zgavrës së gjurit) dhe ndonjëherë janë dhe dhimbjet në pulpa. Simptoma e dytë është ngurtësimi  domethënë vështirësia e gjurit për tu hapur dhe mbyllur plotësisht. Kështu pacienti ka dhimbje në gju dhe në pulpë, nuk mundet të përulet lehtë e të ulet plotësisht, dhe vështirësohet në shkallë dhe në ecje. Ndonjëherë pacienti përmend dhe ngërçet në pulpën që përkon me gjurin e prekur.

Osteoartriti i legenit është një sëmundje në të cilën ne kemi një konsum progresiv të nyjeve kërcore të legenit. Osteoartriti i legenit është rasti më i shpeshtë i sëmundjeve dytësore dhe shkaktohet  nga arsye që prishin marrëdhëniet harmonike ndërmjet kokës së femurit dhe acetabulit të legenit, (siç është deformimi i legenit, mikrobial ose jo-inflamator (jo flegmonal), osteokondroza e kërceve, trauma, nekroza avasculare, etj).

Simptoma kryesore e sëmundjes është dhimbja që shfaqet fillimisht pas lodhjes, por më vonë edhe gjatë çlodhjes dhe shoqërohet, kur sëmundja evoluon nga shfaqje të vështirësive në të ecur dhe nga kjo e fundit çon drejt çalimit. Haset në zonën kockore ndërmjet kofshës dhe organeve gjenitale, ose para kofshës apo në gju. Klinikisht përmendet si kufizim të lëvizjeve të kyçeve, kryesisht të rotacionit të jashtëm e cila në fazat e mëvonshme çon në përfundimin e një pozicioni jo normal skeletor, karakteristikë kjo e sëmundjes, pra përkulja, lëvizja nga ana e brendshme  dhe rrotacioni i jashtëm. Pacienti paraqet vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të përditshme të tilla si për shembull të vesh çorapet apo këpucët dhe ecën duke çaluar  nga dhimbja.

Në osteoartrite, fizioterapia përpiqet të reduktojë në mënyrë drastike shqetësimet dhe të rimëkëmb funksionin të këtyre nyjeve.

Ne përdorim akullin ose nxehtësinë, lazerin, Ekot, rrymat kryqëzuara, fizioterapinë dhe çdo gjë tjetër që kërkohet për secilin rast të pacientit. Në osteroartritin e gjurit Terapia me Valë Goditëse sipas kërkimeve të fundit, tregon rezultate pozitive mjaft të rëndësishme.