Inflamacioni i artikulacionit të supit

Termi “Periartrit shpatullor – i supit” është përdorur në të kaluarën për të përshkruar sëmundjet që shkaktojnë dhimbje dhe që kufizojnë lëvizjen e supit, pa treguar shenja radiologjike të artritit. Dhimbja në sup nuk është artrit por Rreth-artritit. Bëhet fjalë për një përshkrim të përgjithshëm dhe të paqartë (të pacaktuar) që nuk paraqet një patologji specifike. Në fakt, nën ombrellën e këtij termi përfshihej një gamë e madhe e sëmundjeve. Mbizotërimi dhe përdorimi i këtij termi është për shkak të faktit se simptomat e këtyre sëmundjeve janë të zakonshme, veçanërisht natën, reduktimin e gjerësisë së lëvizjes dhe mos funksionimit.

Progresi i njohurive mjekësore, me përdorimin paralel të teknologjive të reja, me futjen e metodave të reja përshkruese (skaner, rezonance manjetike) ka ndihmuar në analizimin, identifikimin e diagnozave diferenciale të këtyre sëmundjes. Me interes të veçantë për disa  Kirurgji Ortopedike si në Patologjinë ashtu dhe në Kirurgjinë e supit, paralel me revolucionin që solli përdorimi i arthroskopisë në Kirurgjinë e supit ndryshuan dhe njohuritë mbizotëruese të këtyre çrregullimeve. Kështu termi “Periartrit shpatullor –i supit” nuk është i përshtatshëm për tu përdorur tashmë, sepse nga njëra anë nuk është e saktë, por sepse nga ana tjetër kryesisht janë zbatuar trajtime të specializuara në sëmundje të ndryshme që ky term mbulon (përfshin).

Sëmundjet që përdoreshin për të përshkruar termin “Periatritit të supit” janë si më poshtë:

  • Tendiniti i manshetës rotatore të shpatullës (zakonisht muskuli supraspinatus ose i thënë ndryshe muskuli mbishpinor)
  • Çarje e tendinitit të manshetës rotatore të shpatullës (zakonisht muskuli supraspinatus ose i thënë ndryshe muskuli mbishpinor, muskuli infraspinatus ose thënë ndryshe muskuli poshtëshpinor dhe muskuli subscapularis)
  • Sindroma e Impingementit (përplasjes subacromiale ose sindroma e konfliktit)
  • Tendinitin e kalcifikuar
  • Kapsuliti Adesiv (sup- shpatull e ngrirë)
  • Tendiniti i kokës së zgjatur të bicepsit brakial (dykrerësh)
  • Shpërdredhje ose rupture (këputje) e indit të gjatë të bicepsit brakial
  • Dëmtimi i kapsulës artikulare (mbibuzor i kërcit).
  • Osteroartrozë, sinoviti, rupturë (çarje) e meniskut intra-artikulare të acromioclavicularit.
  • Shtypje e nervit mbishpinor.
  • Paqëndrueshmëri jo tramautike e supit

Qëllimi i fizioterapisë është eliminimi i inflamacionit duke përdorur Terapinë me Valë Goditëse (Shockwave Therapy), akull, Laser, eko dhe mjete të tjera terapeutike, dhe pas qetësimit të dhimbjes, bëhet e mundur rimëkëmbja e lëvizshmërisë së supit dhe përforcimi i muskujve që përfshijnë në lëvizjen e tij.

.