Shockwave Therapy | Terapia me Valë Goditëse

Terapia me Valë Goditëse përbën një qasje të re e të suksesshme për trajtimin e çrregullimeve kronike muskuloskeletore veçanërisht kundrejt atyre çrregullimeve që nuk i përgjigjen metodat terapike klasike. Bëhet fjalë për aplikimin e një metode të provuar prej vitesh në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit, siç është për shembull thërrmimi i gurëve në aparatin urinar.

Analizat e deri tanishme statistikore të rezultateve të kësaj metode vërtetojnë se trajtimi me valë goditëse siguron furnizim të përmirësuar me gjak në zonën e dhimbjes dhe ndoshta, e vetmja metodë e cila me aplikimin e saj si terapi unike (domethënë vetëm me valë goditës – ESWT) jep efekte të tilla në sëmundjet muskoskeletore.

Përdorimi i valëve goditëse njihet ndërmjet fizioterapistëve dhe mjekëve ortoped për shkak të rezultateve të mira klinike dhe numrit të madh të studimeve inkurajuese.

Cili është mekanizmi i veprimit të terapisë me Terapinë me Valë Goditëse?

Thelbi i veprimit qëndron në konvertimin e një procesi inflamator kronik, siç është një tendinit ose fashiti plantar, në gjendje inflamatore akute, në të cilën trupi është në gjendje për ta shëruar. Valët Goditëse (tronditi) aktivizojnë procesin e vetë-rikuperimit të organizmit duke rritur lëvizjen e gjakut dhe metabolizmin në zonën e prekur, duke shkatërruar kështu kalcifikim e tendinës, duke stimuluar kapacitetin regjenerues të qelizave të indit, duke rritur rezistencën e saj në ngarkesë mekanike dhe duke reduktuar dhimbjen.

Avantazhet e terapisë me valë goditëse janë: aplikimi pa përdorime ilaçesh dhe anestezish lokale. Terapia e ftohtë, trajtim jo-invaziv (mospërdorim i gjilpërave – prerje kirurgjikale), mund të kryhet në nivel të planifikimit mjeksor, me kohëzgjatje trajtimi efektiv për rreth 10 minuta. Ndjesia e lehtësimit të menjëhershëm dhe të përmirësimit të lëvizjes pas sesionit të parë, është e zakonshme. Rrallë herë janë raportuar efekte anësore.

Tregues të terapisë: Zbatohet në të gjitha sëmundjet e tendiniteve të të gjitha kyçeve, si dhe në çarjen e dhimbshme të muskujve, në inflamacionin e lëkurës (celuliti), në përmirësim e plagëve të lëkurës (ulcerat).

Treguesit më të zakonshëm të aplikimit të metodës:

Dhimbje supi: Tendinitis i kalcifikuar i supit- Tendinit i supit

Dhimbje bërryli: epicondylus mesor dhe lateral (bërryli i tenisit).

Dhimbje të legenit

Dhimbje në gju: tendinit patelar (tendinit i kupës së gjurit), tendiniti i tibialit posterior.

Dhimbja e tendinitit së këmbës (tendina e Akilit).

Fashiti plantar (Spina – speroni kalkanear).

Celulite.

Ulcerat shëruese (këmbë diabetike).

Frakturë.

Si realizohet trajtimi?

Terapia me Valë Goditëse (ESWT) është jo-invazive dhe jo kirurgjikale. Mbi lëkurën e zonës së sëmurë aplikohet nje sasi xheli duke ushtruar lehtë presion dhe koka e aparatit me ultratinguj  shtypet duke lëshuar (transmetuar) goditje të vogla valësh.

Sa seanca nevojiten?

Terapia me Valë Goditëse (ESWT) aplikohet zakonisht në 3 deri në 8 seanca me një interval kohor nga njëra seancë në atë të radhës çdo tre deri në shtatë ditë, por mund të zgjasë dhe më shumë, në rastet kronike të lëna pas dore me qëllim arritjen e efektit maksimal terapeutik. Terapia kryhet në ambientet e klinikës e cila është e pajisur me një aparaturë të veçantë dhe kohëzgjatja e trajtimit është 5-10 min.

A është terapia e dhimbshme?

Aplikimi Valëve Goditëse në fillim mund të krijojë një ndjenjë dhimbjeje të butë si cimbim me gjemba, por me zhvillimin dhe me modifikimin e duhur të parametrave të trajtimit nga terapist eliminohet çdo ndjenjë dhimbjeje ose shqetësimi. Me mbarimin e seancës mund të përshkruhet si e ‘djegura e specit të kuq-djegës’ por në  të njëjtën kohë të krijon dhe si një ndjenjë lehtësimi.

A ka sukses?

Ekzistojnë studime klinike në mbarë botën të cilat konfirmojnë rezultatin pozitiv dhe efektivitetin e trajtimit. Normat e suksesit të kësaj metode, atje ku të gjitha metodat e tjera konservatore kanë dështuar, kanë arritur në 80% ose dhe më shumë.