Quajmë sindromë të hernies diskale në cervikale, jo vetëm një sëmundje të caktuar, por një grup shqetësimesh rreth qafës, të cilat përfshijnë dhimbjen e qafës, ngurtësinë – papërkulshmërinë, pasqyrim të dhimbjeve, nevralgji, dhimbje koke, dhe marrje mendsh.

Shkaqet e publikuara për dhimbjen e qafës janë afërsisht 80-100 dhe më së shumti këto i përkasin:

  • Hernies diskale të cervikales (hernie diskale të qafës).
  • Degjenerimit të sëmundjeve të diskut dhe spondiliatrozës (sëmundja ndërvertebrale).
  • Lodhje të muskujve rreth qafës nga pozicioni i përkulur i kokës.
  • Dhimbje koke intensive.

 

Qëllimi i fizioterapisë është eliminimi i simptomave dhe rimëkëmbja e lëvizshmërisë së pjesës së qafës. Ne përdorim Diaterminë, Lazerin, Ekot, Elektroterapinë, Fizioterapinë klasike dhe atë McKenzie dhe agjentë  (mjete) të tjerë terapeutikë sipas specifikave të çdo pacienti. Ndihmë të madhe na jep TERAPIA VALË GODITËSE në pikat ekzistuese më të ndjeshme të veprimit TRIGGERPOINT.